Botë

Hapen korridore të reja humanitare, Vereshçuk: Rusia të përmbushë detyrimet

09.03.2022 16:27

Pas dy javësh të plota luftë në Ukrainë, për të katërtën herë më radhë është shpallur një armëpushim....

Pas dy javësh të plota luftë në Ukrainë, për të katërtën herë më radhë është shpallur një armëpushim i ri dhe hapje a korridoreve humanitare për dërgimin e ilaçeve dhe evakuimin e civilëve nëpër zonat e luftës. Zëvendësministrja e Ukrainës i bëri thirrje Rusisë të përmbushë premtimet.
 
“Kemi përvoja të këqija sepse deri tani nuk i keni përmbushur detyrimet tuaja. Kjo i referohet Maripuolit, Zaporozhias ,Vollnovakhas dhe Pokrovit. Banorët kërkojnë dhe luten të përmbushen premtimet sot, që t’i lëshojnë vendet e tyre.”,- tha kryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshçuk.
 
Armëpushimi duhet të zgjasë deri në orën 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës  sipas orës lokale. Janë hapur gjashtë korridore, duke përfshirë qytetin e rrethuar port-jugor të Maripuolit. Situata atje është më shumë se keq. Njerëzit me dëshpërim luten për ndihmë. Tashmë për disa ditë ata janë pa ngrohje, pa rrymë, pa ujë dhe ushqim.
 
“Nuk kemi rrymë, nuk kemi me çfarë të ushqehemi, nuk kemi as ilaçe për kurim…asgjë nuk kemi.”,- u shpreh një banore e Maripuolit.
 
Përpjekje për evakuimin e civileve janë raportuar nga qyteti Irpin, pavarësisht se zyrtarisht atje nuk ka korridor të sigurt. Të arratisurit dëshmojnë për viktimat civilë.
 
“Dy civilë, një grua, një fëmijë dhe një ushtarë janë varrosur në park, parku ku para dy javësh fëmijët luanin.”,- theksoi një refugjat nga Irpin.
 
Nga seria e sulmeve të së martës, humbën jetën 22 civilë, në mesin e tyre tre fëmijë. Sirena për sulme të mundshme janë dëgjuar gjatë gjithë natës në Kiev. Mes këtij kaosi, ka edhe vjedhje, madje edhe të gjërave të panevojshme.
 
“I pacipë, e vodhe topin tani, ktheje topin prapë, pse erdhe këtu? Pse vjedh gjithçka që sheh?”,- tha pronarja e shitores në Maripuol.
 
“Ku po shkoni? Pse futeni ashtu?”,- u shpreh pronarja e shitores në Maripuol.
 
Zelenski: Duhet patjetër të ulemi në tryezë bisedimesh
 
Teksa vendi i tij është në kaos, presidenti Zelenski kërkon me këmbëngulje të ulet në tryezë bisedimesh.
 
“Lufta duhet patjetër të përfundojë, duhet të ulemi në tryezën е bisedimeve për të folur sinqerisht dhe të zgjidhim problemin në thelb, për të mirën e qytetarëve dhe jo me ambicie të vjetruara vrastare.”,- deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky.
 
Lufta për Donjetskun dhe Luganskin, Moska: Kemi fakte që duan t’i rimarrin me forcë
 
Ministria ruse e mbrojtjes akuzon Qeverinë në Kiev për përgatitjen e një operacioni ofensivë në Mari.
 
“I kujtojmë shumë mirë deklaratat e dhëna nga autoritetet në Kiev. Për gjoja dënimin tonë dhe për planin  që të marrin Donjetskun dhe Luganski në mënyrë të armatosur dhe për dëshirën e tyre që të zgjidhin të gjitha pyetjet në mënyrë diplomatike.”,- tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Igor Konashenkov.
 
Bisedimet për paqen, pritet rezultati i takimit të ri të enjten
 
Nëse takimi trepalësh të enjten në Antalia do të jetë një pikë kthese siç tha shefi i diplomacisë turke, Caushogllu, mbetet të shihet. Ministri rus punëve të jashtme, Sergei Lavrov, aktualisht është në Turqi me kolegun e tij ukrainas, Dimitri Kuleba.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU