Maqedoni

Qeveria me 26 masa ekonomike, ulet TVSh-ja dhe akciza për derivatet

09.03.2022 16:39

Qeveria doli me 26 masa për zbutjen e krizës botërore ekonomike që ka kapluar vendin....

Qeveria doli me 26 masa  për zbutjen e krizës botërore ekonomike që ka kapluar vendin. Midis tjerash parashikohet ulja e TVSh-së dhe akcizave për derivatet. qeveria parashikon edhe subvencionim të rrymës, si dhe vauçerë për kategori të rrezikuara dhe pensionistët. Parashikohen edhe kredi për investimin e kompanive në projekte energjetike efektive, e për të cilat s’do paguhet kamatë. 
 
“Po ulim përqindjen e TVSh-së për produktet bazë nga 55 në 0%. Këtu përfshihen buka, sheqeri, mielli tip 400, vaji, qumështi, mishi i freskët, orizi dhe vezët. ngrijmë diferencën e çmimeve në produktet bazë të ushqimeve. Parashikojmë vauçerë prej 1 mijë denarëve në muaj në periudhë prej tre muajve për 35 mijë qytetarë të rrezikuar për produkte bazë të ushqimit. Metodologji e re e cila do të sigurojë çmim të ulët të energjisë elektrike për amvisëritë më të goditura. Ulim TVSh nga 18 në 10% për energjenset. Do të aplikohen akciza për më pak se dy denarë, dizeli në vend të 85, 5den do të lej për 10,7 denarë dhe do të ishte 75 denarë, benzini në vend të 91,5 denarë do të ulej rreth 11, 5 denarë  dhe do të kishte çmimin 80 den.”,- deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Kovaçevski: Shfrytëzim racional të derivateve dhe energjisë
 
Masat do të fuqizohen me miratimin në kuvend, andaj Kovaçevski ftoi partitë që ti mbështesin, ndërkaq qytetarët që të shfrytëzojnë në mënyrë racionale energjinë dhe derivatet e naftës.
 
“Apelojmë gjitha institucionet, ndërmarrjet, amvisëritë që të mbajnë llogari në shpenzimin e energjisë elektrike. Jemi në një krizë globale energjetike dhe ndikimi në standardin e jetesës dhe ekonomisë është i madh. Bashkë do t’ia dalim. Strategjia e këtyre masave dëshmon se gjitha resurset janë kthyer kah qytetarët. Po ndalojmë shok çmimesh të produkteve bazë dhe derivateve të naftës.”,- u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Pakoja e masave kap vlerën prej 400 milion eurove, që sipas ministrit të financave, Fatmir Besimi, sigurohen nga buxheti likuid dhe rezervat buxhetore të vitit të kaluar. Andaj Besimi  për realizimin e masave siguron se vendi nuk parashikon huamarrje nga banka e huaja deh as rebalanc të buxhetit.
 
MERAL ISMAILI