Maqedoni
Covid-19, 2 viktima e 292 të infektuar në 24 orët e fundit
09.03.2022 17:33
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë realizuar 2.410 testime për Kovid-19...
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë realizuar 2.410 testime për Kovid-19, prej të cilëve 292 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Prej të infektuarve, 140 janë në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, 45 janë riinfektime. Janë regjistruar edhe 2 fatalitete një 85 vjeçar nga Krusheva dhe një 67 vjeçar nga Kavadari.
Nga “Termini im”, listës së fataliteteve i janë shtuar edhe 5 të vdekur, dy nga Shkupi, e nga një në Dibër, Prilep dhe Manastir të moshës nga 45 deri në 85 vjeç. 4 prej tyre vdiqën në spital dhe një në shtëpi.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 303 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive në vend është 2.230, prej të cilëve 1.258 raste aktive janë në kryeqendër. Vetëm në Dojran dhe Dellçevë nuk ka asnjë rast aktiv.
VLORA LATIFI TOPOJANI
