Serbia pezullon eksportin e grurit, Nikollovski: Nuk vlen për RMV-në, tregu i sigurt

09.03.2022 17:45

Kufizimet e eksportit të grurit nga Serbia nuk vlejnë për RMV-në....

Nga Qeveria qetësojnë. Kufizimet e eksportit të grurit nga Serbia nuk vlejnë për RMV-në,  mullixhinjtë do të mund të sigurojnë shumën e kontraktuar të drithërave.

“U vërtetua se vendimi nuk do të vlejë për sasitë e kontraktuara të grurit që janë të nevojshme për industrinë tonë të miellit, gjegjësisht se vendimi nuk do të vlejë për rajonin. U dërgua sërish mesazh për qetësi se kemi mjaftueshëm rezerva 45 mijë ton grurë. Mbi 10 mijë ton misër dhe rreth 9 ton elb.”,- deklaroi ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.

Vuçiç siguron ndërkohë qytetarët serbë se vendi ka rezerva më shumë sesa është nevoja e vendeve të rajonit për një vit, e masa u ndërmor sepse eksporti nuk mund të kryhej për arsye logjistike. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)