Ulja e akcizës, VMRO-DPMNE: Model i komplikuar, jo garanci për ulje çmimesh
VMRO-DPMNE thotë se propozimi i kryeministrit Kovaçevski....

VMRO-DPMNE thotë se propozimi i kryeministrit Kovaçevski për uljen e çmimit të derivateve të naftës dhe TVSh-së paraqet model të komplikuar, i pakuptueshëm për qytetarët dhe që nuk garanton ulje të çmimeve të derivateve.
Sipas tij, BDI dhe LSDM edhe tani kanë treguar mungesë të plotë nga realiteti, që e ka futur Maqedoninë në një krizë kaq të thellë. Ai theksoi se ata që janë shkaktarët kryesorë të krizës, nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes.
“Në vend që të pranojë propozimin për uljen e akcizës te derivatet e naftës, ashtu siç propozon VMRO-DPMNE dhe çmimi i benzinës nesër do të ulet për 13 den. dhe i dizelit për 9 denarë. Kryeministri Kovaçevski sot propozoi model të komplikuar për uljen e akcizave që nuk është i qartë për qytetarët, por dhe që nuk garanton ulje të shitjes me pakicë. Çfarë të themi për masën për uljen e TVSh-së për ngrohjen qendrore, energjinë elektrike dhe disa lloje të ushqimeve bazë? Nëse masa e uljes së akcizës është shumë e vogël, kjo ulje e TVSh-së me siguri është shumë vonë. Përveç kësaj, si të reja u promovuan disa masa që kanë qenë në fuqi për një kohë të gjatë, si shtesa energjetike e varfërisë për përfituesit e ndihmës sociale dhe të ngjashme.”,- tha Trajko Sllavevski nga VMRO-DPMNE.
