Botë
Varësia nga gazi rus, BE në përpjekje për furnizim nga vende të tjera
09.03.2022 18:27
Pas vendimit të SHBA-ve për ndalesën e importit të gazit natyror dhe naftës ruse...

Pas vendimit të SHBA-ve për ndalesën e importit të gazit natyror dhe naftës ruse, edhe BE me plane për reduktimin e importit të gazit rus dhe në përpjekje për të gjetur zgjidhje për furnizim me gaz me vende tjera. Kryetarja e KE-së, Von Der Leyen, tha se plani i zyrtarëve evropian është që deri në fundvit, vendet e BE-së mos të kenë më nevojë për import të gazit rus.
“Për shkak të tensioneve të rënda me Rusinë, BE-ja dëshiron të bëhet e pavarur nga gazi rus sa më shpejt që është e mundur. Kemi kërkuar nga furnizuesit e tjerë të besueshëm të gazit. Mund të themi se ne do të jemi të pavarur nga gazi rus deri në fund të dimrit.”,- tha kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Leyen.
Sanksionet amerikane, Moska: ShBA fsheh armë biologjike në Ukrainë
Edhe Moska paralajmëron përgatitjen e masave hakmarrëse pasojat e të cilave do të ndihen tepër, sidomos në fushat ku bota ka varshmëri të madhe nga produktet ruse. Federata ruse akuzon SHBA-të madje edhe se po zhvillojnë armë biologjike në Ukrainë.
“Konfirmojmë se gjatë një operacioni special ushtarak në Ukrainë, u zbulua se regjimi i Kievit kishte fshehur gjurmët e një programi biologjik ushtarak, të financuar nga Departamenti amerikan i shtetit.”,- u shpreh zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakhorava.
Sulmi rus ndaj Ukrainës, shtohen sanksionet, largohen franshizat e mëdha
Por, me gjithë kërcënimet dhe akuzat ruse, sanksionet pritet të shtohen edhe në samitin e së enjtes dhe të premtes në Versajë. Në përgjigje të pushtimit rus ndaj Ukrainës, edhe kompanitë e mëdha si Mc donalds, Starbucks dhe Coca-Cola po tërhiqen nga Rusia.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
