Covid-19, për të dytën ditë Shqipëria nuk regjistron asnjë viktimë, vetëm 75 të infektuar
Për të dytën ditë Shqipëria nuk regjistron asnjë viktimë....

Për të dytën ditë Shqipëria nuk regjistron asnjë viktimë nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.187 testime ku janë regjistruar 75 qytetarë të infektuar me COVID.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, bën me dije se infeksionet janë regjistruar në këto Bashki: 36 në Tiranë, 8 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Delvinë, Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Pukë, Gjirokastër, Korçë, Devoll, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Elbasan, Gramsh.
Në të gjithë Shqipërinë janë 1.153 pacientë aktivë me COVID-19.
Në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orë janë shëruar 104 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,776 që nga fillimi i epidemisë.
