Rritja e çmimit të karburanteve, qindra qytetarë protestojnë në Tiranë dhe Durrës

09.03.2022 19:40

Qindra qytetarët janë mbledhur sot para kryeministrisë shqiptare në Tiranë...

Qindra qytetarët janë mbledhur sot para kryeministrisë shqiptare në Tiranë, për të protestuar ndaj rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Ata kanë kërkuar uljen e çmimit të naftës, e cila në Shqipëri ka shkuar mbi 260 lekë, apo afër 130 denarë me të hollat tona.

Mes protestuesve janë edhe disa fermerë të cilët prej kohësh protestojnë për rritjen e subvencioneve nga shteti. Ata kërkojnë heqjen e taksës së naftës përkohësisht dhe marrjen e masave nga qeveria në këtë kohë deri sa situata të rikthehet ne normalitet, ndërsa kërkojnë që edhe çmimet e shportës duhet të ulën, pasi asnjë rrogë në vend nuk mund t'i përballojë ato.

Edhe në Durrës po protestohet para bashkisë, ku me dhjetra njerëz kanë parkuar makinat në rrugë dhe janë mbledhur për të protestuar kundër rritjes së naftës.