Ekonomi

KRRE: Benzina rritet për 3,50 denarë, dizeli për 8,50 denarë

09.03.2022 23:20

Nga mesnata rritet çmimi me pakicë i benzinës për 3,50 denarë për litër, ndërsa dizelit për 8,50 denarë...

Nga mesnata rritet çmimi me pakicë i benzinës për 3,50 denarë për litër, ndërsa dizelit për 8,50 denarë.  Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për 6,50 denarë. 
 
Siç njoftojnë nga Komisioni Rregullatorë i energjetikës,  EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 83,00 denarë për litër. EUROSUPER BS – 98 për  95.00 denarë për litër, EURODIZEL BS 84,00 denarë për litër,  ndërsa vaji ekstra të lehtë për amvisëri 90 denarë për litër.
 
Çmimet e reja hyn në fuqi nga ora 00:01 e datës 10.03.2022.