Këshilli i Prokurorëve, mungon kuorumi për zgjedhjen e prokurorëve
Për shkak të mungesës së kuorumit...

Për shkak të mungesës së kuorumit, në Këshillin e Prokurorëve akoma nuk u zgjodhën 5 prokurorët publikë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.
Konkursi për prokurorë është hapur më 1 dhjetor, ndërsa për momentin Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka vështirësi të funksionojë për shkak të numrit të vogël të prokurorëve. Anëtarët e Këshillit mungesën e kanë arsyetuar me problem private dhe pjesëmarrje në mbledhje të tjera. Seanca është shtyrë për një jave.
“Ne ishim dakorduar që të gjithë do të marrin pjesë për atë dhe caktuam seancë që nga java e kaluar për sot. Dolën gjëra të paparashikueshme te prokurori publik, i cili më lajmëroi dje. Sot ishin Ljupço Ivanovski, i cili ishte këtu, por u largua për disa probleme private dhe Ixhet Memetin të cilin e thirrën në një mbledhje. Unë nuk mund të kërkojë llogari prej të gjithëve, megjithatë ata ishin 3 që munguan për kuorum prej 8 anëtarëve.”,- tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Antonio Jolevski.
Nëse zvarritja e procesit të zgjedhjes së prokurorëve ka të bëjë më obstruksione politike, kryetari i Këshillit të Prokurorëve mohon që atij t’i jetë paraqitur dikush.
“Mua personalisht nuk më ka thënë askush, nuk mund të them për të tjerët e as për ata që janë zgjedhur nga Kuvendi dhe për ta më së paku mund të garantoj. Pra, për askënd nuk mund të garantojë vetëm për vete. Të dy gjithashtu edhe prokurori publik është zgjedhur nga Kuvendi. Nuk do të zvarritet, deshën apo jo e kanë të gjithë obligim të rrinë këtu. Prej këtu paguhemi dhe mendoj se duhet të vijnë dhe do të vijnë.”,- tha Jolevski.
Jolevski theksoi se në fund të muajit edhe 3 prokurorëve të tjerë u mbaron mandati dhe duhet të hapet konkurs i ri edhe për zëvendësimin e tyre, ndërsa akoma nuk ka mbaruar konkursi paraprak. Sqaron se në vend sipas sistematizimit mungojnë 70 prokurorë.
Në Kriva Palankë nuk ka për më shumë se 7 vite asnjë prokurorë, nuk ka edhe në Dellçev dhe Sveti Nikollë, ata mbulohen me prokurorë nga prokuroritë e tjera që gjithashtu kanë mungesë. Njëherit Jolevski theksoi se ka tre procedura disiplinore për prokurorë pa dashur të të precizojë se për kë bëhet fjalë. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
