Ministria e Drejtësisë nënshkroi marrëveshje për shkëmbim të dhënash me 9 institucione
Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski....

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, nënshkroi marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave me nëntë institucione shtetërore, të cilat në baza ditore me gjykatat realizojnë 50% të shkëmbimit të të dhënave, për çka u shpreh i kënaqur me rezultatet e arritura dhe fillimin e procesit të ndërveprimit.
Marrëveshjet janë nënshkruar me MPB-së, Prokurorinë Publike, Regjistrin Qendror, Doganat, KShZ-në, Policinë Financiare, Drejtorinë e Inteligjencës Financiare, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Agjencinë e Fluturimeve Civile.
“Gjykatat fillimisht do të lejojnë përdorimin e katër ueb shërbimeve nga bazat e të dhënave dhe në periudhën në vijim ky numër gradualisht do të rritet. Nuk do të jetë proces i lehtë, por inkuadrimi i 34 gjykatave, na jep shpresë se e njëjta mund të rritet akoma.”,- deklaroi ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançeski.
Kryetari i Këshillit të Teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për zhvillim Lazar Nanev, potencoi se mjetet e TIK-ut dhe zgjidhjet dixhitale duhet të lehtësojnë procesin, dhe në këtë mënyrë të fitojnë efikasitet, efektivitet dhe funksionueshmëri në funksionim, bazuar në të gjitha dobësitë e procesit të zbuluara më parë në kurriz të shfrytëzimit të avantazheve dhe përfitimeve.
“Shkëmbimi i vazhdueshëm i të dhënave përmes procesit të ndërveprimit do ta zvogëlojë kohën e nevojshme për shkëmbimin e të dhënave në mes institucioneve, me çka lehtësohet shkëmbimi i informacioneve në mënyrë elektronike të cilat janë të nevojshme për sigurimin e shërbimeve publike për nevojën e qytetarëve.”,- u shpreh kryetari i Këshillit të TIK-ut, Lazar Nanev.
Vitin e kaluar, Qeveria miratoi Planin Operativ për dixhitalizimin e organeve të drejtësisë, ku Ministria e Drejtësisë përmes Këshillit të TIK në muajt e fundit ka punuar intensivisht në funksionalizimin e aktiviteteve për ndërlidhjen dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve gjyqësore, duke përfshirë 34 gjykata dhe organe shtetërore dhe institucionet përmes Platformës Kombëtare të Ndërveprimit. (Fitim Kryeziu, TVM2)
