Sali: Një nënë nga Ukraina lindi fëmijën në Shkup
10.03.2022 18:17
Një nënë nga Ukraina ka lindur fëmijën e saj në Spitalin Gjinekologjik në Çair...

Një nënë nga Ukraina ka lindur fëmijën e saj në Spitalin Gjinekologjik në Çair të Shkupit.
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, njoftoi se: “Nëna Oksana dhe e porsalindura janë në gjendje të mirë. Ekipi i gjinekologëve, pediatërve dhe infermierëve kujdesen për to dhe ata janë në duar të sigurta. Në bashkëbisedimin me Oksanën, ajo më njoftoi se është e kënaqur me shërbimin shëndetësor dhe se po ndihet mirë. I urova shëndet dhe çaste të lumtura në jetë.”,- ka shkruar ministri Sali.
