Maqedoni

Tetovë, disa fshatra pa rrymë

29.12.2014 18:33

Reshjet e borës që ranë ditën e djeshme, kanë vështirësuar shumë komunikacionin rrugor në Tetovë dhe rrethinë...

Ekipet operative për pastrimin e rrugëve kanë pastruar bulevardet kryesore dhe hyrje-daljet në qytet.
 
Procesi edukativo-arsimor është zhvilluar në të gjitha shkollat e qytetit dhe të rrethinës. Nga Komuna e Tetovës, në një komunikatë për media theksojnë se pasi ndaluan reshjet e borës, ka filluar procesi i hedhjes së kripës nëpër bulevarde, si dhe nëpër rrugët dytësore, me qëllim parandalimin e formimit të shtresave të akullit, duke pasur parasysh që ditët në vijim do të kemi ulje drastike të temperaturave. 
 
“Sipas qasjes së planifikuar më parë nga Shtabi i Emergjencës i krijuar enkas për këtë problematikë, pas mbarimit të procesit të hedhjes së kripës nëpër rrugë do të vazhdohet me grumbullimin dhe mënjanimin fizik të borës së grumbulluar nëpër pika kyçe në qytet. Rrugët e qytetit janë të kalueshme, por në vende-vende me vështirësi qarkullimi, andaj apelojmë deri te qytetarët të përdorin pajisjet e nevojshme për qarkullim dimëror në automjetet e tyre”- njoftojnë nga Komuna e Tetovës.
 
Bora ka shkaktuar probleme të mëdha në disa fshatra të Malësisë së Tetovës edhe pse nga Komuna e Tetovës kanë dërguar mekanizëm për të pastruar rrugën, por për shkak të ngricave, rruga nuk është pastruar si duhet. Po ashtu, sot që nga mesdita, në fshatrat e Malësisë së Tetovës, Shipkovicë, Brodec, Vicë, Veshallë, Bozovcë është ndërprerë  rryma elektrike. N
 
ga kontaktet që patëm me përfaqësuesit e EVN-Maqedoni, ata theksuan se për shkak të motit të keq dhe borës, që ka rënë ditën e djeshme në këto vendbanime të Malësisë së Sharrit, janë paraqitur disa probleme në rrjetin përçues dhe se ekipet e EVN-Maqedoni kanë dalë në teren për të sanuar sa më shpejtë defektet në rrjetin elektrik.
 
MIFTAR EMINI