Sofje, takohet grupi i punës mes dy vendeve

10.03.2022 18:34

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes RMV-së dhe Bullgarisë....

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes RMV-së dhe Bullgarisë, grupet e punës mes dy vendeve ndodhen në takim dyditorë në Sofje,  për të diskutuar për bashkëpunimin  evropian  mes dy shteteve.

Fjalët do t'i kthejmë në vepra, në dobi të  qytetarëve për  të dy anët e kufirit,  ka thënë zëvendëskryeministri, Bojan Mariçiq.

"Në takimin e punës pres një  diskutim të frytshëm të propozimeve, ideve që nuk do t'i hedhim vetëm në letër, sepse kemi komunikim të shkëlqyer me kolegët tanë nga Republika e Bullgarisë dhe dëshirë për të thelluar bashkëpunimin në fushat kyçe të procesit të integrimit, përkatësisht sundimit i ligjit, agjenda e gjelbër dhe transformimi dixhital.",- tha zëvendëskryeministri, Bojan Mariçiq.

Zbatimi i reformave evropiane si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave në lidhje me procesin e eurointegrimit,  diskutohen në takimin e grupit ndërqeveritar në  Sofje. 

Mariçiq në vizitën e tij me zyrtarë e fqinjit lindor shoqërohet nga ministri i shoqërisë informatike, Admirim Aliti, dhe ministri i ambientit jetësor, Naser Nuredini. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)