Dita Botërore e Veshkës, transplantimi - zgjidhja më e mirë për pacientët

10.03.2022 19:10

Dializa është e vështirë dhe rraskapitëse....

Dializa është e vështirë dhe rraskapitëse, pasi që pacientët në çdo dy ditë kalojnë nga 4 deri në 5 orë në aparate për të siguruar edhe 48 orë jetë. Pacientët me këtë sëmundje thonë se pandemia e ka vështirësuar gjendjen e personave me dializë.

“Pjesa më e madhe e pacientëve për shkak të trajtimeve që i bëjnë  në çdo dy ditë dhe mundësia për infektim ishte i madh. Kemi mbi 30 për qind të pacientëve ishin të prekur me virusin Covid-19. Problemi i veçantë  ishte personave  me dializë të infektuar që kishin edhe komorbiditete, kështu që në Spitalin “8 shtatori” u formua qendër speciale për Kovid-19, ku u trajtuan këta pacientë, ndërsa pjesa më e madhe e pacientëve që kishin simptoma më të lehta u trajtuan dhe u izoluan në qendrat për dializë.”,- tha pacienti, Dushko Gjorgjiev.

Sipas statistikave, në Maqedoninë e Veriut një në 10 persona të rritur ose rreth 200 mijë qytetarë kanë një formë të sëmundjes së veshkave. Diagnostikimi me kohë dhe trajtimi janë të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve të rënda kronike.                                                      

“Çdoherë është më mirë të parandalohet dhe të intervenohet në fazën fillestare . Sa më herët që përballemi me sëmundjet e veshkave aq më pak do të jetë i nevojshëm hospitalizomi, intervenimet, dializa  dhe transplantimet.”,- tha gruaja e kryetarit të vendit, Elizabeta Gjorgjievska.

“Sa është serioze sëmundja kronike e veshkave e pamë edhe gjatë  periudhës së pandemisë, sepse sëmundjet e veshkave ishin të renditura si komorbiditete për klinikë të rëndë shëndetësore tek pacientët, ndërsa fatkeqësisht edhe parashikueshmëri për rritjen e vdekshmërisë së pacientëve me format më të rënda të Covid-19 në kujdesin intensiv.”,- tha drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, Irena Bushletiq Rambabova.

Ministri i shëndetësisë, Bekim Sali, thotë se është rritur numri i personave që dhurojnë organe dhe shpëtojnë jetë të njerëzve.

“Na inkurajon fakti që është në rritje numri i familjeve që vendosin në mënyrë humane të dhurojnë organe me atë që shpëtojnë jetë dhe e përmirësojnë cilësinë e jetës tek personat që janë me organe transplantuese.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.

Rreth 1600 pacientë janë në dializë në 23 qendrat e vendit. Metoda më optimale për shërimin e sëmundjes së veshkave është transplantimi i veshkës. Dhuruesit janë pjesëtarë të familjeve por edhe pacientë që kanë vdekur nga sulmi në tru. Pacienti më i ri në dializë ka vetëm 2 vjet e gjysmë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)