Rritja e çmimeve, dita e dytë e protestës në Tiranë

10.03.2022 19:46

Në Tiranë para selisë së qeverisë ka nisur dita e dytë e protestës....

Në Tiranë para selisë së qeverisë ka nisur dita e dytë e protestës kundër rritjes së çmimeve. Folës të ndryshëm në podiumin e improvizuar, i kanë kërkuar qeverisë të ndërhyjë pa vonesë.

Më së shumti ata bëjnë thirrje për masivizim të protestës. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytete të tjera. Ndërkaq në disa pika karburantesh po vihet re ulja e çmimeve.