Shqipëri, vazhdon protesta kundër rritjes së çmimeve
Protesta e qytetarëve shqiptarë....

Protesta e qytetarëve shqiptarë për rritjen e çmimeve para selisë së qeverisë, është zhvendosur në bllok. Ata kanë bllokuar gjithashtu dy krahët e Unazës së Tiranës, duke ndaluar qarkullimin e mjeteve.
Në mënyra të ndryshme ata shprehin pakënaqësinë për rritjen e çmimeve, duke ikërkuar qeverisë të ndërhyjë.
Policia është e pozicionuar në hyrje të ish-Bllokut dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të lirojnë rrugën.
“Qytetarë lironi rrugën, bllokimi përbën shkelje penale! Lironi rrugën! Ju lutem!” ishin thirrjet e saj.
Një seri protestash u zhvilluan të enjten edhe në shumë qytete të Shqipërisë me kërkesa të njëjta kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve. Në Kukës një grup qytetarësh bllokuan Rrugën e Kombit, që lidh Shqipërinë me Kosovën.
Një tjetër protestë u zhvillua në Lezhë me bllokimin e një rruge kryesore.
