Tension në protestën e rritjes së çmimeve në Tiranë
10.03.2022 20:44
Momente tensioni në rrugën Myslym Shyri në Tiranë....

Momente tensioni në rrugën Myslym Shyri në Tiranë mes protestuesve dhe forcave të FNSH dhe atyre Shqiponja. Këta të fundit kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit ndërsa disa qytetarë janë shoqëruar nga efektivët.
Protestuesit më herët kanë bllokuar rrugën pranë ish-bllokut ndërsa ishin sërish efektivët e policisë ata që ndërhynë duke i larguar.
Për më shumë se dy orë qytetarë nga Tirana kanë protestuar para selisë së qeverisë për rritjen e menjëhershme të çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve.
Kryeministria Rama nga ana e tij doli në media sociale dhe e paraqiti situatën si shumë të vështirë ndërsa tha se qeveria po përpiqet të mbrojë në maksimum popullatën.
