Ekonomi

KRRE: Dizeli rritet për 3 denarë, benzina ngelet e njejtë

10.03.2022 21:43

Miratohet vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,67 % në raport me vendimin e datës 9.3.2022.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,00 denarë/litër.
 
Nga data 11.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 97,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 92,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 60,569 (denarë/kilogram)