Shpërthim misterioz në Zagreb (VIDEO)
11.03.2022 01:28
Një shpërthim misterioz ka ndodhur...

Një shpërthim misterioz ka ndodhur pranë konviktit të studentëve, “Stjepan Radiq”, në kryeqytetin kroat të Zagrebit. Sipas të përditshmes kroate, “24sata.hr”, banorët fillimisht përreth menduan së bëhet fjalë për ndonjë tërmet, mirëpo që më pas doli të jetë një shpërthim misterioz, që habiti gjithë qytetarët.
Me të dëgjuar zhurmën rreth orës 23:00, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, banorë të shumtë kanë thënë se kanë parë të binte diçka nga qielli, teksa në tokë është formuar një gropë prej 3 metrash.
