Maqedoni

Parashikimi i motit

11.03.2022 09:00

Moti i ftohtë me kthjellime dhe alternime vranësirash do të mbizotërojë këtë të premte në vendin tonë....

Moti i ftohtë me kthjellime dhe alternime vranësirash do të mbizotërojë këtë të premte në vendin tonë. Përgjatë Luginës së Vardarit do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior. Kryesisht paradite dhe veçanërisht në pjesët veriore dhe qendrore kohë pas kohe do të bie borë.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10°C deri në -2°C, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej -1°C deri në 6°C.
 
Në Shkup, moti do të jetë i ngjajshëm me vransira dhe erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperaturat ditore do të lëvizin prej -6°C deri në 4°C.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira dhe i ftohtë. Temperaturat edhe më tej do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të dimrit.