Maqedoni
Shkup, sanksionohen 135 shoferë, 37 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
11.03.2022 09:23
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik..

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 135 sanksione.
Tridhjet e shtatë gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesë sgjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, katërmbëdhjet gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi.
Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe), dhe dyzet e një gjoba për parkim të paligjshëm.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
