Botë
Sulmet në Ukrainë, ushtria ruse sulmon edhe dy qytete të tjera
11.03.2022 09:45
Janë sulmuar për herë të parë dy qytetet ukrainase që deri tash nuk ishin prekur nga lufta....

Janë sulmuar për herë të parë dy qytetet ukrainase që deri tash nuk ishin prekur nga lufta. Bëhet fjalë për qytetet e Lutsk dhe Dnipro.
Mediat ukrainase raportojnë se natën e fundit shpërthime të fuqishme janë regjistruar në qytetet e Lutsk dhe Dnipro, të cilat ende nuk e kishin ndjerë luftën pranë.
Në Lutsk bombardimet ruse shënjestruan një aeroport, ndërsa zyrtarët flasin dhe për një fabrikë ku riparoheshin avionët luftarakë.
Shpërndahet autokolona masive ushtarake ruse
Civilët e bllokuar brenda Mariupolit po kërkojnë me dëshpërim ushqime e karburant ndërsa forcat ruse vazhduan edhe të enjten të bombardojnë qytetin port. Ndërkohë fotografi satelitore treguan se autokolona masive e Kremlinit, që ndodhej disa kilometra jashtë kryeqytetit ukrainas është shpërndarë dhe ridislokuar sërish.
