Maqedoni
Sofje, takohet grupi i punës RMV-Bullgari
11.03.2022 10:47
Në kuadër të angazhimit për thellimin e të bashkëpunimit mes RMV-së dhe Bullgarisë...

Në kuadër të angazhimit për thellimin e të bashkëpunimit mes RMV-së dhe Bullgarisë, grupet e punës mes dy vendeve ndodhen në takim dyditorë në Sofje, për të diskutuar për bashkëpunimin evropian mes dy shteteve.
Fjalët do t'i kthejmë në vepra, në dobi të qytetarëve për të dy anët e kufirit, ka thënë zëvendës/kryeministri, Bojan Mariçiq.
"Në takimin e punës pres një diskutim të frytshëm të propozimeve, ideve që nuk do t'i hedhim vetëm në letër, sepse kemi komunikim të shkëlqyer me kolegët tanë nga Republika e Bullgarisë dhe dëshirë për të thelluar bashkëpunimin në fushat kyçe të procesit të integrimit, përkatësisht sundimit i ligjit, agjenda e gjelbër dhe tranformimi dixhital.", thekson zëvendës/kryeministri, Mariçiq, i cili në Sofje shoqërohet nga ministri i shoqërisë informatike, Admirim Aliti dhe ministri i ambientit jetësor, Naser Nuredini.
