Botë

Rusia ‘thërret’ Këshillin e Sigurisë së KB, sot pritet të mbahet mbledhja e kombeve për laboratorët në Ukrainë

11.03.2022 11:14

Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të mbajë të premten një mbledhje urgjente për të shqyrtuar kërkesën e Rusisë...

Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të mbajë të premten një mbledhje urgjente për të shqyrtuar kërkesën e Rusisë lidhur me pretendimet e Moskës për laboratorët në Ukrainë.
 
Rusia akuzoi të enjten Shtetet e Bashkuara për financimin e kërkimeve për zhvillimin e armëve biologjike në Ukrainë përmes laboratorëve.
 
Si Uashingtoni ashtu edhe Kievi i kanë mohuar akuzat, me Shtetet e Bashkuara që thonë se ato janë një shenjë se Moska së shpejti mund të përdorë vetë armët.
 
Ministria e Mbrojtjes ruse ka publikuar disa dokumente në të cilat thuhej se në Kiev, Karkov dhe Odesa po studiohej mundësia e përhapjes së infeksioneve të rrezikshme përmes shpendëve migrues.