Maqedoni
Bekteshi: Kemi sasi të mjaftueshme të grurit dhe misrit
11.03.2022 11:31
Prej sot qeveria ka ndaluar eksportin e grurit, elbit, misrit, miellit të grurit, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit...

Prej sot qeveria ka ndaluar eksportin e grurit, elbit, misrit, miellit të grurit, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se ndalesa do të zgjasë në dhjetë ditët e ardhshme, me qëllim që të evitohen veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve, të mbrohet e prodhimi vendor dhe qytetarët. Ai apelon deri te të gjithë faktorët ekonomik se tani është koha e dukur të tregohet mirëkuptim dhe të kontribuohet për uljen e pasojave negative nga kriza.
Bekteshi, garanton se shteti ka rezerva të mjaftueshme të mallrave dhe se nuk ka nevojë për panik. Ai gjithashtu apeloi deri tek qytetarët që të mos bien pre e spekulimeve për arsye se shteti ka mallra të mjaftueshme për të mbuluar tregun vendor.
“Dua t’u garantoj qytetarëve se rezerva shtetërore të mallrave janë më se të qëndrueshme. Maqedonia e Veriut ka sasi të mjaftueshme të grurit dhe misrit për të mbuluar nevojat vendore. Mullinjtë apo kompanitë private në vend kanë mbi 50 mijë tonelata grurë, mbi 10 mijë tonelata misër dhe mbi 8 mijë tonelata elb për shkak të rritjes së prodhimit vendor të grurit nga 195 mijë tonelata në vitin 2017, në 253 mijë tonelata në vitin 2021”, deklaroi Bekteshi.
