Botë

Navalny bën thirrje për më shumë protesta kundër luftës në Ukrainë

11.03.2022 13:34

Politikani opozitar rus i burgosur, Aleksei Navalny, ka bërë thirrje për protesta këtë fundjavë kundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska...

Politikani opozitar rus i burgosur, Aleksei Navalny, ka bërë thirrje për protesta këtë fundjavë kundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska. Kritiku më i zëshëm i Kremlinit më 11 mars i kërkoi lëvizjes kundër luftës që të linte mënjanë frikën e arrestimit dhe të dilte në rrugë në atë që “padyshim nuk është një luftë e kotë”.
 
“Maniaku i çmendur Putin do të ndalohet më shpejt nga populli i Rusisë nëse ata kundërshtojnë luftën”, tha ai në postim.
 
Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës më 24 shkurt, duke shënuar sulmin më të madh ndaj një vendi evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.