Botë
Biden: Ukraina “kurrë” s’do jetë një fitore për Putin
11.03.2022 13:52
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu vendosmërinë e SHBA-ve...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu vendosmërinë e SHBA-ve për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.
Kreu i Shtëpisë së Barhdë theksoi se Ukraina “kurrën e kurrës” nuk do të jetë një fitore për presidentin rus Vladimir Putin. Kjo deklaratë erdhi përpara bisedimeve me liderin kolumbian Ivan Duque në Shtëpinë e Bardhë, raporton Zëri i Amerikës.
Marrëdhënie “normale” tregtare mes Rusisë dhe SHBA-ve, jo më
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të bëjë thirrje për t’i dhënë fund marrëdhënieve normale tregtare me Rusinë të premten. Kjo, pas pushtimit të Ukrainës, sipas një burimi të njohur me këtë çështje. Vendimi do t’i jepte leje Shtëpisë së Bardhë për të rritur tarifat ndaj Kremlin-it. Sipas tij, presidenti Biden dhe administrata vlerësojnë udhëheqjen bipartizane të Kongresit dhe thirrjet e tij për revokimin e PNTR-së.
