Botë
Protestat kundër rritjes së çmimit të naftës në Shqipëri, 30 të arrestuar
11.03.2022 14:12
Protestat kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve në Shqipëri, kanë sjellë reagim të forcave të policisë ndaj pjesëmarrësve....

Protestat kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve në Shqipëri, kanë sjellë reagim të forcave të policisë ndaj pjesëmarrësve.
Në komunikatat e përditshme që drejtoritë vendore publikojnë, mësohet se mbi 30 persona janë arrestuar dhe qindra të tjerë janë proceduar për pjesëmarrjen e tyre në këto protesta në qytetet kryesore të vendit.
Në protestën më të madhe që u mbajt mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, policia bën me dije se arrestoi në flagrancë 23 persona, si dhe procedoi penalisht 23 të tjerë të cilët bllokuan për më shumë se dy orë disa kryqëzime kryesore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Mbi 50 qytetarë u proceduan në Durrës, aty ku sërish pati një protestë të madhe, ndërsa 2 persona u arrestuan.
Arrestime dhe të proceduar pati dhe në Shkodër, Prrenjas, Mirditë, si dhe Elbasan.
Protestat kundër rritjes së çmimeve vijojnë tashmë prej 3 ditësh.
