Maqedoni

Vonohen pagesat, ndërpritet qarkullimi hekurudhor në vend

11.03.2022 14:21

Që nga ora shtatë e mëngjesit, qarkullimi hekurudhor në vend është ndërprerë....

Që nga ora shtatë e mëngjesit, qarkullimi hekurudhor në vend është ndërprerë. Shkak për bojkotimin e punimeve është bërë dëmshpërblimi i papaguar i kostove materiale që duhet të kishte marrë nga dita e djeshme makinistët  dhe stafi ekzekutiv i “Hekurudhat-Transporti”.
 
Sipas përfaqësuesit të shtabit të makinistëve, Dushko Cakarovski, mëngjesin e sotëm, para orës shtatë, kanë qenë vetëm dy linja, për Manastir dhe Gjevgjeli, pas së cilës komunikacioni është ndërprerë plotësisht.
 
Cakarovski sqaron se bojkoti është në përputhje me vendimin e nëntorit të vitit të kaluar me të cilin parashihet që makinistët dhe stafi ekzekutiv të paguhen në tërësi për muajin paraprak më së voni deri më 25 të muajit, ndërsa shpenzimet materiale t’i pranohen nga më së voni data 10 e muajit.