Maqedoni
Pushim dimëror për nxënësit prej nesër deri më 20 janar
30.12.2014 09:25
Për rreth 280.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit shkollore e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2014/2015...

Për rreth 280.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit shkollore e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2014/2015 dhe prej nesër ata do të jenë në pushim dimëror.
Nxënësit do të kthehen në bankat shkollore në gjysmëvjetorin e dytë, i cili do të fillojë më 20 janar të vitit 2015.
