Maqedoni

79 vjetori i holokaustit të hebrenjve të RMV-së

11.03.2022 14:24

Komuniteti hebraik në Republikën e Maqedonisë sot përkujton nga deportimi dhe holokausti i 7.144 hebrenjve...

Komuniteti hebraik në Republikën e Maqedonisë sot përkujton nga deportimi dhe holokausti i 7.144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin e përqendrimit në  Treblinka, 79 vjet më parë.
 
Natën midis 10 dhe 11 marsit të vitit 1943, të gjithë hebrenjtë në Maqedoni u arrestuan dhe u burgosën  në  kampin e përkohshëm të përqëndrimit “Monopol” në Shkup, për ku u  transportuan me  vagonë për transportin e kafshëve, e ku qëndruan  deri në fund të marsit  në kushte ekstreme të rënda. E gjithë pasuria e tyre u konfiskua. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, janë arrestuar 7.144 hebrenj. Të arrestuarit nga Monopoli, më pas sërisht u ngarkuan në vagona trenash të stërmbushur, e u tramnsportuan në Poloninë e okupuar, në kampin e vdekjes Treblinka. Asnjëri nga të arrestuarit nuk arriti të mbijetojë. Në Treblinkë u ekzekutuan  98 për qind nga komuniteti hebrej në Maqedoni në vitin 1943, që është përqindja më e madhe në botë.
 
Në përkujtim të hebrenjve të deportuartë Maqedonisë, në vitin 2008  një delegacion shtetëror,   në kampin Treblinka vendosi shenjë me mbishkrimin “Maqedonia”. Në mars të vitit 2011, në lagjen  hebraike në Shkup, në mënyrë solemne u hap Qendra memoriale e holokaustit. Muzeu është ndërtuar me mjetet e pronave të familjeve të hebraikëve të vrarë të Maqedonisë të cilët nuk kanë pasur trashëgimtarë.
 
Sipas vlerësimeve në Treblinkë janë vrarë rreth 900 mijë njerëz, prej të cilëve mbi 750.000 hebrenj. Viktimat e holokaustit në këtë kamp, i cili ndodhej 100 kilometra në verilindje të Varshavës, ishin vrarë midis muajit korrik të vitit 1942 dhe tetorit të vitit 1943.