Maqedoni
Spasovski: Do kursehet në veturat zyrtare dhe udhëtimet
11.03.2022 14:27
Në seancat e ardhshme të qeverisë, pritet të miratohen masa konkrete shtrënguese në administratën shtetërore....

Në seancat e ardhshme të qeverisë, pritet të miratohen masa konkrete shtrënguese në administratën shtetërore dhe se policia është e gatshme për racionalizim gjatë krizës ekonomike.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha sot se së shpejti do të përcaktohet mënyra e kursimit, ku përfshihet racionalizimi në sferën e automjeteve, udhëtimeve afariste, përfaqësim dhe çdo gjë që nuk është thelbësore në punë.
“Çdo gjë që do të merret si vendim do ta respektojmë. Duhet të racionalizojmë kostot dhe të drejtojmë më shumë para tek qytetarët, por shpenzimet publike dhe investimet kapitale nuk duhet të ndalen në kohë krize”, tha Spasovski.
