Maqedoni

Rasti "Dhoma Publike", nga 4 vite dënime me burg për të akuzuarit

11.03.2022 14:51

Gjykata Penale ka shqiptuar sot dy dënime për rastin “Dhoma Publike”, Darko Kostovski dhe Mihail Panevski....

Gjykata Penale ka shqiptuar sot dy dënime për rastin “Dhoma Publike”, Darko Kostovski dhe Mihail Panevski. Krijuesi i grupit u dënua me 4 vjet burg, ndërsa i njëjti dënim me 4 vjet burg u shqiptua edhe për administratorin Mihail Panevski. Ata u ndoqën penalisht për lejimin e publikimit të një videoje që tregonte marrëdhënie seksuale me një fëmijë. Të dy u akuzuan për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijët.
 
“I akuzuari Darko Kostovski është themelues dhe administrator kryesor I grupit "Dhoma publike" në rrjetin Telegram. Nga njoftimit e sektorit për krim kompjuterik dhe forenzik digjitale gjykata vërtetoi se i akuzuari Mihael Panevski ka dërguar E-mail porosi ku thotë se në fillim ka qenë vetëm antar i grupit për të cilën ka kuptuar nga rrjeti social Instagram.Si është rritur grupi antarët kanë vënë përmabajtje +18. Ka vërëjtur se nuk mbahet as një rend në grup dhe vet ka këkruar nga pronari që ti jap një funksion që të ndjek dhe rregullojë grupin dhe të njejtit i është dhënë funksioni i moderatorit.”, tha gjykatësja, Biljana Kocevska.
 
Mbrojtja thotë se kanë pritur lirimin e të akuzrve në mungesë të provave.
 
“Prisnim aktvendim për lirimin e të akuzuarve. Pasi ta pranojmë aktakuzën do ta ankimojmë të njejtën. Besoj se Apeli do ta anulojë këtë vendim.”, tha Petroj Anura, avokat mbrojtës.
 
“Gjatë gjithë kohës aluduam se nuk ka dëshmi që vërtetojnë fajin. Kemi të drejtën të anikomojmë vendimin dhe do të konsultohem me klientin nëse do ta shfrytëzojmë këtë të drejtë.”, tha Ivanka Jakimovska, avokat mbrojtës.
 
Rasti “Dhoma Publike” u zbulua para një viti, pas së cilës grupi u mbyll por u hapën dy të reja në të njëjtën kohë në të cilin shpërndaheshin përsëri të dhëna personale të vajzave, fotografitë e tyre, si dhe numra telefoni publik të avokateve, aktivisteve dhe grave të tjera. Ky hetim është ende duke vazhduar.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI