Maqedoni
Komuniteti hebraik në RMV, 79 vjet nga deportimi i 7.144 hebrenjve në Treblinka
11.03.2022 14:59
Komuniteti hebraik në RMV shënon 79 vjet nga deportimi dhe holokausti i 7.144 hebrenjve të Maqedonisë...

Komuniteti hebraik në RMV shënon 79 vjet nga deportimi dhe holokausti i 7.144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin e përqendrimit, Treblinka.Natën midis 10 dhe 11 marsit të vitit 1943 janë arrestuar të gjithë hebrenjtë në Maqedoni dhe janë burgosur në Monopol, sot Kombinati i duhanit, i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm.
Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe nga Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla. Tërë pasuria u ishte marrë, ndërsa ari dhe paratë u janë konfiskuar. Ishin ngarkuar, midis 80 dhe 120 në një vagon dhe ishin transportuar në Poloninë e atëhershme të okupuar, në kampin e vdekjes Treblinka, ku janë ekzekutuar. Asnjëri nga të arrestuarit nuk është kthyer. Në Treblinkë janë vrarë 98% nga komuniteti hebrej në Maqedoni në vitin 1943, që është përqindja më e madhe në botë. Viktor mizrhai tregon se familja e tij ka humbur 84 antar të familjes ndërsa ka mbijetuar vetëm babai i tij që ka krijuar familje.
“Mos ti bëjmë gabimet që janë bërë në vitet e kaluara. Duke e ditur historin tonë ndërtojmë ardhmërinë tonë.”, tha Viktor Mizrahi.
Kryetari i Komunitetit Hebre, Pepo Levi, theksoi se edukimi I të rinjëve është shumë i rrëndësishëm.
“Edukimi i të rinjve është thelbësor, planet dhe programet erdukative arsimore duhet të jenë shumë më të pasura për këtë temë, dhe është e qartë se në Maqedoni duhet pasuruar numri i orëve për studimin e Holokaustit dhe antisemitizmit.”, tha Pepi Levi, kryetari i Komunitetit Hebre.
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski Historia na mëson se në kohë krize dhe konflikti, populistët i ushqejnë njerëzit me frikë dhe zemërim ndaj më të dobëtve dhe më të pambrojturve.
“Nuk po flas këtu vetëm për antisemitizmin, por edhe për të gjitha format e tjera të urrejtjes ndaj të ndryshmeve që po përhapen nëpër rrjetet sociale dhe mediat në mbarë botën. Ne duhet të kundërshtojmë çdo përpjekje për revizionizëm dhe mohim të së vërtetës për Holokaustin, por edhe çdo formë urrejtjeje ndaj atyre që janë të ndryshëm nga ne.”, tha Stevo Pendarovski, presidenti i RMV-s.
Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojcevska, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boqvarski dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani, në emër të Qeverisë, vendosën lule para Monumentit të hebrenjve të deportuar maqedonas.
REJHANE BUSHI METAJ
