Spasovski, gjendja e sigurisë është stabile në vend

11.03.2022 15:11

Gjendja e sigurisë në vend është stabile....

Gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka indikacione për prishjen e saj, vlerëson Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Sa i përket  situatës në Ukrainë, institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar, tha Spasovski.

“Kemi situatë të sigurtë dhe stabile, pa indikacione për prishjen e sigurisë së vendit. Në vend nuk kemi rritje të numrit të hyrjeve në shtet nga cila do anë. Gjendja në teritorin e sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, gjithashtu është e qetë dhe stabile. Jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të informacioneve me shërbimet në vend dhe me shërbimet e partnerëve tanë, punojmë së bashku dhe në këtë pjesë qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse institucionet funksionojnë dhe nuk kemi asgjë që mundet  në atë pjesë të na rrezikojë. Kuptohet se me vëmendje do ti ndjekim zhvillimet edhe në nivel rajonal dhe situatën në Ukrainë” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Sfida më e madhe për vendin sipas Spasovskit, është kriza energjetike dhe ajo ekonomike, ku duhet përqendruar vendi. (Gyltene Sinani, TVM2)