Maqedoni

Sofje, takohet grupi i punës mes dy vendeve

11.03.2022 15:18

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes RMV-së dhe Bullgarisë, në takimin dyditor në Sofje..

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes RMV-së dhe Bullgarisë, në takimin dyditor në Sofje grupet e punës kanë diskutuar për bashkëpunimin  evropian  mes dy shteteve, bashkëpunimin në fushën e ambientit dhe  të komunikimi informartik. Zbatimi i reformave si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave në lidhje me procesin e eurointegrimit,  ka qenë temë kryesore e palëve, thuhet në komunikatën e Sekretariatit për eurointegrime.
 
“Të dy qeveritë shprehëm vullnet politik  për të punuar në potencialet dhe mundësitë që lidhin  qytetarët maqedonas dhe bullgar. Nga ana tjetër, këto janë aktivitete shumë të rëndësishme për të mbështetur integrimin tonë evropian, veçanërisht thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e qeverisjes së mirë, agjendës së gjelbër dhe dixhitalizimit.”
 
Mariçiq në vizitën e tij me zyrtarë e  fqiut lindor është  shoqëruar nga ministri i shoqërisë informatike, Admirim Aliti dhe ministri i ambientit jetësor, Naser Nuredini. Me këtë rast ministrat e Mjedisit të të  dyja  shteteve kanë nënshkruan Programin dyvjeçar për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të ujërave,  të nënshkruar në vitin 2019. Edhe dy drejotrët e përgjithshëm të postave të RMV-së dhe Bullgarisë kanë nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim postal.Takimi i rradhës mes grupeve të punës do të mbahet në Shkup në fillim të muajit prill.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU