Bekteshi: Ndalohet eksporti i disa drithrave dhe vajit

11.03.2022 15:31

Me qëllim që të mbrojë tregun e brendshëm dhe qytetarët si dhe të shmang veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve..

Me qëllim që të mbrojë tregun e brendshëm dhe qytetarët si dhe të shmang veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve, Qeveria prej sot  deri më 20 mars ka vendosur që  të ndalojë  eksportin e grurit dhe thekrit, elbit, misrit, miellit prej gruri, farës së lulediellit dhe vajrat prej farave të lulediellit.

“Për çdo qeveri është prioritet që ta mbrojë standardin e qytetarëve dhe të ruajë stabilitetin ekonomik në vend. Si rezultat i pritjeve se do të ndodhin çregullime serioze për shkak të mungesës së mallrave, të cilat janë të domosdoshme për prodhimin, përpunimin dhe për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Ministria e Ekonomisë në përputhje me ligjin për tregti i propozoi qeverisë që të bëhet kufizimi i eksportit të produkteve të caktuara, e cila  është me kërkesë të ministrisë së Bujqësisë” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.  

I pyetur se cili do të jetë  efekti i kufizimit të marzheve kur rriten çmimet furniziuese, Bekteshi tha se ka  tregtarë që dëshirojnë  të bëjnë keqpërodrime, ku sipas disa informacioneve, ka raste ku çmimi furnizues  i një litri vaj ka arritur në 140 denarë.

“Disa tregtarë po përpiqen të nxjerrin fitime të mëdha. Në krizë tregtarët vendor  duhet të kujdesen për tregun e brendshëm, e  jo në rast nevoje pas marjes së disa ofertave me çmime më të larta nga jashtë, që ta alokojnë atë prodhimtari për eksport. 400 milion euro të cilat i ndanë Qeveria janë para të qytetarëve, me qëllim që të mos vijë deri tek rritja e çmimeve  nga ana e prodhuseve dhe  tregtarëve me shumicë të disa produkteve të caktuara” – u shpreh Bekteshi.

Ministri Bekteshi ju bëri thirje qytetarëve  të mos bien pre e as një lloj spekulimi dhe të mos shqetësohen, për shkak se ka sasi të mjaftueshme të grurit dhe misrit të mbuluar, nevojat e tregut vendor.

Ndërkohë Zv.ministri i Bujqësisë, Dimovski tha se për momentin nuk ka nevojë të aktivizohen rezervat shtetërore dhe se janë në pritje të 50 mijë tonë grurë dhe 25 mijë tonë miser të premtuar nga Serbia. 

Bekteshi  gjithashtu u bëri thirrje deputetëve që të miratojnë sa më shpejt pakon  prej 26 masave, më parë, për të  garantuar edhe  uljen e çmimeve më të larta me pakicë të benzinës dhe derivateve të tjera të naftës. (Gazmend Kurtishi, TVM2)