Maqedoni

VMRO–DPMNE kërkon uljen e akcizës së derivateve për 50%

11.03.2022 15:38

VMRO-DPMNE opozitare kërkon nga egzekutivi që të pranojë kërkesën e tyre për uljen e akcizës...

VMRO-DPMNE opozitare kërkon nga egzekutivi që të pranojë kërkesën e tyre për uljen e akcizës së derivative për 50% me çka do të frenohet  rritja e enorme e derivative të naftës  dhe të produkteve ushqimore. Nga kjo parti thonë se  ulja e akcizës prej 50 % është e mundshme përmes rebalansit të buxhetit dhe shkurtimin e shpenzimeve joproduktive të institucioneve dhe personave zyrtare. VMRO-DPMNE vlerëson se propozimi i qeverisë për të ulur akcizën prej 18 në 10 % tregon se Qeveria nuk kujdeset për qytetarët por vetëm për xhepat e tyre personale.
 
“Propozimi i VMRO-DPMNE-së nënkupton nevojën imediate për ribalancim të buxhetit dhe ulje të shpenzimeve joproduktive, ndërsa propozimi i qeverisë do të thotë se ata nuk duan të heqin dorë nga të ardhurat sepse nuk duan të shkurtojnë shpenzimet. Ata nuk duan të heqin dorë nga burimi i tyre i korrupsionit. Urgjentisht kërkojmë të pranohet dhe miratohet  menjëherë propozimi i  VMRO-DPMNE-së për uljen e akcizës dhe për  ribalancimi urgjent të buxhetit, me çka do të zvogëlohet dhe pamundësohet të gjitha shpenzimet joproduktive.”, tha Gordana Dimitrievska Koçoska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
 
LSDM: 26 masat ekonomike ndihmojnë qytetarët
 
I mënjëherëshim ishte reagimi i LSDM-së e cila tha se  miratimi i pakos qeveritare prej 26 masave ekonomike është për t’i bërë ballë krizës ekonomke dhe për t’i ndihmuar qytetarët. LSDM kërkon nga VMRO-DPMNE nëse nuk mund të ndihmojë, të paktën të mos e dëmton procesin e dhënies së ndihmës shtetërore për qytetarët.
 
“Sot në seancë kuvendore janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për TVSH dhe akcizën.bëhet fjalë për ndryshime me të cilën do të realizohet masa prej pakos antikrize e cila e përpiloi Qeveria. Në këtë drejtim ju bëjmë thirrje të mbështesin këto ndryshime që për qytetarët do të thonë ushqim më të lirë dhe zbutjen e pasojave nga rritja e derivateve. U bëjmë thirrje deputetet e VMRO-DPMNE-së të paktën sot të tregojnë përgjegjësi dhe nëse nuk dëshirojnë të ndihmojnë, të paktën të mos e dëmtojnë procesin e ndihmës shtetërore për qytetarët.”, tha Dime Vellkovski, deputet i LSDM-së.
 
Në rast të miratimit të ndryshimeve të propozuara ligjore të qeverisë për uljen e akcizës dhe të TVSH-së nga e hëna pritet të ulen çmimet e derivateve të naftës në RMV-n. 
 
REXHEP QAMILI