Lufta në Ukrainë, granatohen shumë qytete, ka viktima

11.03.2022 15:50

Në Ukrainë lufta ka hyrë në javën e tretë....

Në Ukrainë lufta ka hyrë në javën e tretë. As përpjekjet intenzive diplomatike për zgjidhje paqësore dhe as sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, nuk kanë arritur t’i ndalojnë sulemt luftarake në Ukrainë. Sulmet vazhdojnë, kësaj rradhe në më shumë qytete.

Autoritetet në Maripuol thonë se qyteti është granatuar çdo 30 minuta. Sulme ajrore ke patur edhe ne Dnipro dhe Lutsk, ku janë shënuar edhe viktima, zjarrfikësit përpiqën të shuaj zjarrin.

Seri sulmesh ka patur edhe në Brovari,në periferi të Kievit ku janë bombarduar disa fabrika. Banorët tregojnë momentët e tmerrit.

“Bombardime dhe të shtëna kudo, pa ndalesë, 24 orë. Kjo është një situatë shumë e vështirë. Kushëriri im vdiq pardje. Dhjetëra njerëz humbasin jetën e tyre çdo ditë. Vendet ku jetojnë civilët granatohen vazhdimisht” – tha një banor i Kievit.

Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë i Kharkiv, gjatë natës është goditur me një seri sulmesh ajrore ruse, ka dhjetra të vdekur civilë dhe qindra të plagosur. Shumica e 1.5 milionë banorëve të qytetit janë larguar. Forcat ukrainase luftuan kundër një kolone të blinduar ruse.

“Ushtarët rusë po qëndrojnë rreth 900 metra larg nga këtu, ju mund të dëgjoni tani ata po qëllojnë mbi pozicionet tona dhe ne ua kthejmë” – tha ushtari ukrainas.

“Ata po luftojnë si ushtarët e vitit 1941. Ata sulmojnë përpara, nuk bëjnë asnjë manovrim, ata kanë shumë njerëz, kanë shumë tanke, shumë automjete dhe teknikë, por ne po luftojmë për tokën tonë dhe ne mbrojmë familjet tona” – tha një tjetër ushtar ukrainas.

Ashtu siç rradhiten nga e gjithë bota ushtarë në krahun e Ukrainës,  edhe rradhëve të ushtrisë ruse i janë bashkuar shumë ushtar vullnetar nga Lindja e Mesme, pas thirrjeve të presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin.

“Nëse shihni akoma njerëz që duan në baza vullnetare, sidomos jo për para, të vijnë dhe të ndihmojnë njerëzit që jetojnë në Donbas, mirë, ne duhet t’i mirëpresim dhe t’i ndihmojmë të lëvizin në zonën e luftës.  Kemi një numër të madh të aplikimeve nga vullnetarë të vendeve të ndryshme” – është shprehur Presidenti rus, Vlladimir Putin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi ka arritur një “pikë kthese strategjike”, në konflikt dhe është i bindur se Ukraina mund të fitojë, por akuzoi Rusinë për mercenarët.

“Është e pamundur të thuhet se sa ditë kemi ende për të çliruar tokën ukrainase. Por mund të themi se do ta bëjmë. Sepse ne kemi arritur tashmë një pikë kthese strategjike edhe pse Rusia po shrytëzon mercenarët sirian për luftë” – deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky.

Vladimir Putin ftoi njerëzit të dilnin vullnetarë dhe të luftonin në krahë të Rusisë.  Sipas raportit te OKB-së mëshumë se 2.5 milon njerëz lëshuan Ukrainën gjatë dyjavëvë të luftës. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)