Maqedoni

Çmime astronomike në markete, qytetarët: Është vënë në pikpyetje mbijetesa

11.03.2022 15:55

Rritja e çmimeve të produkteve elementare për çdo ditë e më shumë po rëndon ekzistencën e qytetarëve....

Rritja e çmimeve të produkteve elementare për çdo ditë e më shumë po rëndon ekzistencën e qytetarëve. Qytetarë të revoltuar thonë për TVM 2 se është krijuar panikë sepse çdo ditë po hasen çmime joreale astronomike të papërballueshme për standardin tone. Çmimet të cilat po vazhdojnë të rriten kanë detyruar edhe qytetarë nga Kosova të vine të furnizohen me vaj. Nëse kjo krizë thellohet qytetarët thonë se mbijetesa e amvisërive të tyre do të vihet në pikpyetje. 
 
“Produket e qumshtit janë shtrenjtuar shumë, buka, miellei ne më së shumti përdorim mishin. Mvaret për çfarë familje bëhet fjalë sa antaëshe mendoj se është vështirë për secilën familje.”, tha një qytetar. 
 
“Ne jemi të Kosovës tashisha këtu të blej por akatastrofë janë çmimet. Kam ardhur nga Kosova të blej vaj të marr ndonjë litër.”, u shpreh një qytetar.
 
“Vaji, mielli dhe karburantet, është pakë problem për të mbijetuar me pagat që i kemi këtu.”, tha një qytetar.
 
“Tash mora informatë se një litër vaj do të bëhet 186 deanrë, nuk janë çmime reale nuk di çfarë të them. Vitin e kaluar kemi marrë rogën 400 euro tash me deflacion, do të lirohet 200 euro e ke. Tash le të miren qytetarët me kët problem kjo është në nivel global por në nivel nacional janë çmiem artificiale.”, u shpreh një qytetar.
 
“Është rëndë çka të bëjmë me 12 mij denarë po nuk kemi nga të marrim para, qajn mërziten ajo është.”, tha një qytetar.
 
“Produktet e kanë një çmim të mëparshëm por nëse ata e shfrytëzojnë rastin shum  keq. Jo shumë rezerva disa shishe vaj miell nëse vje lufta edhe atyre nuk ke çka tiu bësh.”, u shpreh një qytetar.
 
Shitësit thonë se në markete veçmë mungon furnizimi me produktet elementare si sheqer, miell dhe vaj për shkak të interesimit të madh të blerësve për këto produkte, por theksojnë se presin që këto ditë të ketë furnizim të sërishëm.
 
FLUTURA LATIFI