Maqedoni

Kumanovë, filloi rikonstruimi i parkut të qytetit

11.03.2022 16:24

Në Kumanovë edhe zyrtarisht ka filluar rikonstruimi i Smart parkut të qytetit....

Në Kumanovë edhe zyrtarisht ka filluar rikonstruimi i Smart parkut të qytetit. Për të parë ecurinë e punimeve fillestare në Kumanovë ka qëndruar drejtori i Drejtorisë për zhvillim rajonal Ramiz Rexhepi, i cili gazetarëve u tha se ky park rikonstruohet për të mirën  e të gjithë qytetarëve dhe do të jetë në shërbim të të gjithëve.
 
“Dihet se në RMV, regjion më pak i zhvilluar është regjioni i Kumanovës, prandaj ne si qeveri por edhe drejtoria të cilën e udhëheq unë mundohemi të ndajmë mjete më tepër me qëllim që edhe ky regjion të ket zhvillim të barabartë me regjionet tjera. Është një projekt të cilin komuna e Kumanovës ka aplikuar tek byroja për zhvillim rajonal, ku mjetet të cilat janë kërkuar nga byroja jonë janë diku 11.200.000 denarë për rikonstruimin e parkut i cili është i domosdoshëm për qytetarët e kësaj ane.”, tha mes tjerash Ramiz Rexhepi, drejtor i Byros për Zhvillim Rajonal të RMV-së.
 
Ndryshe rikonstruimi i këtij parku bashkëkohor do të kushtojë mbi 11 milionë denarë, mjete këto nga Drejtoria për zhvillim rajonal dhe se punimet pritet të kryhen brenda vitit 2022.
 
FATLUM AQIFI