Komunat, më shumë transparencë në politikat vendore
Komunat që janë më pak të varura nga buxheti qëndror...

Komunat që janë më pak të varura nga buxheti qëndror, komunat ku taksat parafiskale përbëjnë përqindjen më të vogël nga hyrat totale, dhe ata që realizojnë të hyrat e planifikuara kanë më shumë gjasa të jenë më transparente në raport me komunat e tjera.
Këto janë gjetjet e hulumtimit në 18 komuna të cilat i prezentoi Blagica Petreski nga ‘Finance Think’ i zbatuar në kuadër të projektit për transparencë më të madhe me fokus tarifat parafiskale, i mbështetur nga Delegacioni Evropian.
Synimi i projektit është rritja e transparencës financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore.
“Kjo do të thotë se transparenca buxhetore në përgjithësi është e përcaktuar nga karakteristikat buxhetore të komunave, por edhe faktorët politikë janë gjithashtu të rëndësishëm për transparencën buxhetore” – tha Bllagica Petreski nga “Finance Think”.
Frejk Janmat nga Delegacioni Evropian, tha se projektet e tilla janë të rëndësisshme në kushte të rritjes së çmimeve të energjisë duke veçuar transparencën e të hyrave buxhetore në komunë.
“Për të rritur të ardhurat e komunave dhe për të garantuar qarkullimin e burimeve financiare në komuna, është shumë e rëndësishme që buxheti të jetë transparent, gjegjësisht të jetë transparent se çfarë përfshihet në buxhet dhe si shpenzohen ato para nga komuna”. – deklaroi Frejk Janmat nga Delegacioni Evropian.
Nga Delegacioni i Bashkimit Evropian paralajmëruan se në fund të këtij muaji do të nisë një projekt i ri në nivel qendror i cili do të përfshijë rreth 100 detyrime parafiskale në nivel qendror të vendosura nga ministritë. (Naim Ramadani, TVM2)
