Covid 19, 5 fatalitete, 302 raste të reja në 24 orë
11.03.2022 17:43
Nga 2182 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend....

Nga 2182 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 302 raste të reja, 35 prej tyre ri-infektime. Janë regjistruar gjithashtu edhe 2 persona të vdekur në Shkup dhe nga një në Strugë, Strumicë dhe Manastir. Të gjithë vdiqën në kushte spitalore.
Në statistikën e fataliteteve u shtua edhe 1 person me diagnozë Covid-19 nga “Termini im”, që realisht ka humbur jetën më 7 mars.
Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve te të gjithë personat janë regjistruar komorbiditete.
Të shëruarit në këto 24 orë janë 315, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 203 janë në Shkup. Numri i rasteve aktive aktualisht është 2.046, prej të cilëve 1.102 në Shkup.
