Forumi Diplomatik në Antali, Osmani: BE të mbyll plagët në rajonin tonë

11.03.2022 18:48

Kriza në Ukrainë është alarm ndaj BE-së....

Kriza në Ukrainë është alarm ndaj BE-së që për shkaqe sigurie   të rikthejë  agjendën e zgjerimit me vendet e rajonit , dhe kjo  të fillojë me Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipërisë, tha minsitri Bujar Osmani, në forumin diplomatik në Antali.

Nëse nuk internvenohet në çështjet e hapura mes shteteve në Ballkan, Evropa do të vazhdojë të mbetet e paqëndrueshme, tha Osmani.

“Ka shtet shumë të ndieshëm këtu në rajon, dhe shtojmë këtu çështjet e hapura, mungesën e kredibilitetit të prespketivës evropiane, ndikimet e jashtme dhe e  kuptonin pikturën e vërtet,  përse ky rajon është i paqëndrueshëm në Evropë. Evropa nuk mund të jetë aktor gjeopolitik me plagë në trup” – tha ministri i Jashtëm i vendit, Bujar Osmani.

Ukraina dhe Ballkani Perendimor, Rama: BE të zgjohet nga gjumi, erdhi epokë tjetër

Bota ka hyrë në epokën e luftës dhe po tentohet në çrregullimin e projektit evropian, ishte i prerë kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përpara diploamtëve të huaj, Rama me porosi drejt BE-së: Nëse kjo luftë nuk është e mjaftueshme, çka duhet të ndodh që Evropa të tërhiqet nga praktika : "premto dhe mos realizo".

“Ndoshta, vetëm ndoshta kriza në hartën e Evropës  tani me agresion ushtarak të paimagjinuara para disa javëve, drejt shtetit demokratik, në njëfarë mënyrë mund ta   zgjon hartën  dhe do t'ju jep  ndonjë sens  të nevojës të përforcimit të  paqes, për të kuptuar se Ballkani Perëndmior është më mirë të jetë brenda sesa jashtë” – tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Osmani: Bota sytë kah Ukraina, rajoni ynë i brishtë

Situata në Ukrainë  përcjell imperativin e kohës që  edhe Kosova të jetë më afër BE-së dhe NATO-, tha presidentja, Vjosa Osmani.

“E dimë se sytë e botës janë kthyer kah Ukraina . Shpresoj se ashkush nuk do ta humb  faqen nga  rajoni i brishtë dhe nevojën që është bërë imeprativ,  vendet  tona  ti bashkohen BE-së dhe NATOs - ku nuk është Kosova. Ndajmë vlera të njëjta dhe nuk do të lejojmë vendet si Rusia të na ndalojë nga integrimi në vlerat si të NATO-s dhe BE-së” – u shpreh Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Zyrtarë të rajont, diplomat, përfaqësues ndërkomëbtar dhe  analistët të pranishëm në forum , njëzëri dënuar agresionin rus në Ukrainë duke bërë thirrje që t'i hapet rruga mënyrës diplomatike, në kofliktin ushtarak Rusi-Ukrainë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)