Masat ekonimike të Qeverisë, Kuvendi shqyrton ligjin për TVSH dhe akciza
Kuvendi republikan shqyrton propozim masat ekonomike të Qeverisë....

Kuvendi republikan shqyrton propozim masat ekonomike të Qeverisë, përkatësisht pr-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar dhe propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për akciza, të dyja me procedurë të shkurtuar.
Nikolloski: Ulim pasojat nga rritja e çmimeve
Sipas propozuesit, ndryshimet ligjore kanë për qëllim të mbrojnë standardin jetësor të qytetarëve dhe përshtatjen e biznesit në kushtetet e reja të krizës.
“Ligji ka për qëllim uljen e pasojave nga rritja enorme e çmimeve të energjensave dhe produkteve ushqimore bazë në berzat botëre e që shtrihen edhe te ne. Kështu do të mbrojmë standartin jetësor të qytetarëve, posçërisht kategoritë fragjile të shoqërisë, tek të cilët pjesëmarrja e produkteve ushqimore dominon në shportën.” - tha zëv.Ministri i Financave, Filip Nikoloski.
Micevski: Vonesa juaj u kushton qytetarëve
Qeveria humbi kohë në dëm të qytetarëve, pasi të njëjtat ndryshime i propozoi VMRO DPMNE para dhjetë ditë, akuzoi koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie, Nikolla Micevski.
“Nëse Qeveria dhe Ministria e Financave me të vërtetë deshin që lehtësojnë pasojat nga shtrenjtimi i energjisë, ju si shumicë parlamentare do të pranonit propozimet tona dhe do të ndërhynit me amendamente, që të mos i humbnin këto 12 ditë, dhe të mos kishte rrëmujë nëpër pikat e karburantit, panikë dhe pasiguri te qytetarët dhe papritshmëri te kompanitë.” – u shpreh koordinatori i GP të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Mitrevski: S’është koha për pikë politike
Për shumicën parlamentare situata është emergjente dhe askush nuk duhet të përpiqet të përfitojë pikë politike. Ftuan opozitën në unitet që pr/ligjet të miratohen sa më shpejtë.
“Së bashku duhet të mendojmë se cilat janë pasojat nga vendimet që ne i marrim sëbashku. Kemi në rredn dite dy pika që janë pjesë e pakos prej 26 masave që Qeveria i mori, para një kohe, sëbashku me odat, sindikatat dhe konsumatorët. Sëbashku, pasi pasojat nga kjo krizë e imponuar botërore i bartim të gjithë.” – theksoi koordinatori i GP të LSDM-së, Jovan Mitrevski.
Ndryshimet në Ligjin për TVSH-në dhe Ligjin për akciza mundësojnë zbatimin e 26 masave ekonomike të Qeverisë, në vlerë rreth 400 milionë euro. Ndryshimet hyjnë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
