Kuvendi miratoi ligjin për TVSH dhe akciza
11.03.2022 21:48
Kuvendi republikan miratoi propozim masat ekonomike të qeverisë....

Kuvendi republikan miratoi propozim masat ekonomike të qeverisë, përkatësisht propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar dhe propozim ligjin për plotësimin e ligjit për akciza të dyja me procedurë të shkurtuar, njofton “TVM2”.
Deputetët njëzëri konfirmuan nevojën që ndryshimet në Ligjin për vlerën e shtuar të miratohen me procedurë të shkurtuar.
Pritet që deri në fund të ditës të përfundojë e gjithë procedura për miratimin e ligjeve qeveritare për TVSH-në dhe akcizat.
Ndryshimet në Ligjin për TVSH-në dhe Ligjin për akciza mundësojnë zbatimin e 26 masave ekonomike të Qeverisë, në vlerë rreth 400 milionë euro.
