Ekonomi

KRE: Prej mesnatës do të ketë ulje të çmimeve të benzinës dhe të naftës

12.03.2022 12:36

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit (KRE) sot mbajti seancë...

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit (KRE) sot mbajti seancë në të cilën u llogaritën normat e reja të ndryshuara të akcizës dhe TVSH-së dhe u mor vendim për uljen e çmimit të derivateve. Çmimet e reja, siç bëjnë të ditur KRE, do të vlejnë nga mesnata. 

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 do të ulen për 6,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) do të ulen për 9,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 3,785 denarë/kilogram dhe do të jetë 56,784 den/kg.
 
Nga mesnata çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë për motorë EUROSUPER BS - 95 86,50 (denarë/litër)
  • Benzinë për motorë EUROSUPER BS - 98 88,50 (denarë/litër)
  • Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 88,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 83,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 56,784 (denarë/kilogram)