Maqedoni

Shkup, sanksionohen 141 shoferë, 59 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

12.03.2022 12:03

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 sanksione.
 
Pesëdhjet e nëntë sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjet sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. 
 
Poashtu janë shqiptuar shtatë masa për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kqe), dyzet e nëntë sanksione për parkimin e automjeteve në mënyrë të parregullt.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.