Botë

“Norman Atlantik”, 10 të vdekur dhe 40 të zhdukur

30.12.2014 12:18

Numri i të vdekurve si rezultat i djegies së anijes, e cila është përfshirë nga flaka...

Numri i të vdekurve si rezultat i djegies së anijes, e cila është përfshirë nga flaka, ka arritur në dhjetë persona, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe për rreth 40 persona të tjerë, të cilët konsiderohen të zhdukur.
 
Italia mbrëmë vonë ka njoftuar se të gjithë pasagjerët, që kanë qenë në anijen “Norman Atlantik”, e cila aktualisht gjendet në brigjet e Shqipërisë, janë evakuuar.
 
Por, sipas tyre, anijet ende janë në kërkim të trupave të 38 personave, të cilët konsiderohen të zhdukur, ndonëse ka pasur dyshime rreth numrit të personave që kanë qenë në anije.
 
Ministri italian i Transportit, Maurizio Lupi, ka njoftuar se 427 pasagjerë janë marrë nga helikopterët gjatë operacionit të shpëtimit si dhe 56 anëtarë të ekuipazhit. 
 
Anija ishte duke udhëtuar nga Greqia për në Itali, teksa e ka përfshirë zjarri në brigjet e ishullit të Korfuzit. Në këtë traget ishin edhe 25 shqiptarë, tre prej të cilëve shtetas të Maqedonisë.